Home / Lajme / Maqedoni / Todorov këmbëngul që nxënësit shqiptarë të mësojnë maqedonisht

Todorov këmbëngul që nxënësit shqiptarë të mësojnë maqedonisht

15 janar-
“Në këtë mënyrë vetëm politikisht shfrytëzohen nxënësit për realizimin, me siguri, qëllimeve politike. Unë dje kisha takime me kryetarët e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Haraçinës dhe nga të gjithë ata kërkova ta shfrytëzojnë tërësisht autoritetin e tyre në vendet ku janë kryetarët e komunave dhe të ndihmojnë të mos ketë bojkotim të mësimit nga ana e nxënësve”, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov vlerëson se është e pakontestueshme e drejta për iniciativa deri tek Gjykata Kushtetuese, por se nuk ka bazë Gjykata ta pezullojë dhe ndërpesë vendimin ligjor që shqiptarët dhe bashkësitë tjera joshumicë më të vogla ta mësojnë gjuhën maqedonase nga gjysmëvjetori i dytë në klasën e parë. Sipas tij, paralajmërimi për bojkotim është shfrytëzim politik i nxënësve.

Disa organizata joveqeritare nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari në Gjykatën Kushtetuese sot ngritën iniciativë me 20.000 nënshkrime që ky vendim ligjor të shpallet si jokushtetues.

“Vendimi ynë është tërësisht ligjor dhe nuk ka baza për ngritjen e procedurës dhe ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete të gjykatës Kushtetuese për ndëprerjen dhe shkatërrimin e vendimit, por secila iniciativë qytetare është normale në një shoqëri demokratike”, deklaroi Todorov.

Ligji për arsim fillor, siç sqaroi ai, nuk ka ndryshuar, por para fillimit të vitit shkollor është marrë vendim për planin arsimor me të cilin është paraparë bashkësitë etnike ta mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë, duke filluar nga gjysmëvjetori i dytë.

“Ky vendim i yni nuk parasheh gjuhën maqedonase ta japë ndonjë arsimtar tjetër, por atë ta bëjë arsimtari i lëndës. Është kyçe këtu se nuk bëhet fjalë për arsimimin e nxënësve nga klasa e parë, por ajo do të fillojë në klasën e katërt me arsimtar lënde. Bëhet fjalë për një mënyrë shumë më ndryshe dhe më të thjeshtë të të mësuarit, përmes kumtimit, shpjegimit dhe leximit nga ana e arsimtarit, me ç’rast nxënësit e bashkësive të tjera etnike, jo vetëm shqiptare, do të mund nga klasa e parë të njoftohen fonetikisht me gjuhën maqedonase”, theksoi Todorov.

Ai sërish theksoi se bojkoti i paralajmëruar nuk do ta zgjedh problemin dhe se është mënyrë e keqe për realizimin e të drejtave në arsim, pasi që mësimi, siç tha, është proces i pakthyeshëm në të cilin është e pamundur të plotësohet e humbura.

Në lidhje me disa paralajmërime se bojkotin e nxënësve shqiptarë të klasës së parë do ta mbështesin edhe nxënësit e shkollave të mesme, ministri u përgjigj me pyetje – a do ta bojkotojnë mësimin apo do ta bojkotojnë gjuhën maqedonase.

“Në këtë mënyrë vetëm politikisht shfrytëzohen nxënësit për realizimin, me siguri, qëllimeve politike. Unë dje kisha takime me kryetarët e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Haraçinës dhe nga të gjithë ata kërkova ta shfrytëzojnë tërësisht autoritetin e tyre në vendet ku janë kryetarët e komunave dhe të ndihmojnë të mos ketë bojkotim të mësimit nga ana e nxënësve”, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Marrja e ingerencave nga kryetarët e komunave në sferën e arsimit, sipas Todorovit, është masë ultimative dhe e fundit të cilën do ta kishte ndërmarrë, pasi që kjo, siç tha, i kufizon proceset demokratike dhe juridike në Maqedoni dhe e pengon modelin e suksesshëm për decentralizim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *