Home / Sport / Toni: Roma skuadra e duhur për një fillim të ri

Toni: Roma skuadra e duhur për një fillim të ri

Sulmuesi i kombëtares së Italisë, Luka Toni dje është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Romës, në të cilën skuadër ka ardhur në formë huazimi për gjashtë muaj nga Bajerni i Munihut.

Në ceremoninë e prezantimit, Toni ka falënderuar presidenten e klubit romak, Rosella Sensi, e cila arriti marrëveshje për transferimin e tij me presidentin e Bajernit, Karl Hainc Rumenige. “Jam shumë i motivuar dhe i lumtur që jam këtu. Roma është vendi i duhur për një fillim të ri, për të realizuar synimin tim për një vend në kombëtare për Botërorin e sivjetëm. Roma është skuadër të cilën e kam ëndërruar gjithmonë. Duke pasur parasysh se gjatë vitit të kaluar pata probleme me Bajernin, dëshira ime ishte të vija këtu”, ka pohuar 32-vjeçari Luka Toni, i cili në klubin bavarez gjatë këtij edicioni nuk ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Luis Van Gal. Ndëkohë, presidentja e klubit romak ka theksuar: “Ne e kemi dëshiruar fuqishëm Luka Tonin, si për skuadrën ashtu edhe për tifozët tanë. Ai është një kampion i madh dhe do të jetë pjesë e një grupi mjaft konkurrues, falë punës së trajnerit tonë Klaudio Ranieri”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *