Home / Lajme / Rajon / Topalli u dërgoi letër 64 deputetëve të PS-së për të hyrë në Kuvend

Topalli u dërgoi letër 64 deputetëve të PS-së për të hyrë në Kuvend

16 janar
Me këtë rast, kryeparlamentarja shqiptare Topalli i informon deputetët e PS-së se në seancën e parë të hapjes së sesionit të ri më 18 Janar, Kuvendi do të debatojë mbi situatën e emergjencës civile në Shkodër.

Urim Hasipi
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli me anë të një letre individuale drejtuar sot deputetëve të PArtisë Socialiste, u bëri thirrje që të hyjnë në Kuvend në seancën e parë të sesionit të ri, e cila hapet më 18 janar.

“Si kryetare e Kuvendit, në mënyrë të vazhdueshme kam bërë thirrje që çdo deputet i zgjedhur duhet të zërë vend në Kuvend dhe të marrë pjesë në veprimtarinë e tij, në përmbushje të detyrimit si përfaqësues i zgjedhësve”, thuhet në letrën drejtuar deputetëve të PS-së, të publikuar nga zyra e shtypit e parlamentit shqiptar.

Duke iu referuar kushtetutës, ajo iu kujton atyre që “mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur nuk bën betimin; b) kur mungon pa arsye mbi gjashtë muaj rresht në Kuvend”.

“Më 6 mars, mbushen gjashtë muaj nga mbledhja e Kuvendit në legjislaturën e XVIII-të. Sesioni i ri i legjislaturës mblidhet më 18 janar. Në këto rrethana ju njoftoj se ju keni mundësi të ndërprisni bojkotin dhe të mos lejoni mbarimin e mandatit tuaj për shkak të mosbërjes së betimit, si dhe të mospjesëmarrjes në punimet e Kuvendit për gjashë muaj rresht”, thuhet në letër.

Me këtë rast, kryeparlamentarja shqiptare Topalli i informon deputetët e PS-së se në seancën e parë të hapjes së sesionit të ri më 18 Janar, Kuvendi do të debatojë mbi situatën e emergjencës civile në Shkodër.

Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 është bojkotuar nga deputetët socialistë, të cilët prej afro katër muajsh nuk marrin pjesë në aktivitetet parlamentare, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të maxhorancës dhe faktorit ndërkombëtar për të hyrë në Kuvend.

PS e ka përligjur mospjesëmarrjen e saj në institucionin më të rëndësishëm legjislativ me hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit, që sipas saj, është i manipuluar. Kryetari socialist, Edi Rama e kushtëzon hyrjen në Kuvend me hapjen e kutive të votimit në disa qarqe të vendit, ku opozita shqiptare pretendon se i janë vjedhur votat.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *