Home / Lajme / Maqedoni / Trebosh:Dy familje akomodohen ne shtepine e re

Trebosh:Dy familje akomodohen ne shtepine e re

7 janar-
I falënderojmë banorët… Jemi të kënaqur se kemi tani shtëpinë tonë. Kjo domethënë një gjë e madhe që s’mund ta paramendoj, një gëzim madh shumë i madh”, Sheval Bafqari, anëtar i familjes.
“Ju falënderojmë juve më shumë që keni menduar që të na bëni shtëpinë e re. Të kënaqur, të kënaqur jemi, shumë ngrohtë është këtu”, tha Xharie Barfqari – e ëma.

Urim Hasipi
Më në fund, edhe dy familjet Bafqari nga fshati Trebosh i Tetovës, kanë kulmin e tyre mbi kokë.
Gjithsej 13 anëtarët e familjes së Ramadan dhe Musa Bafqarit, vetëm para disa muajsh jetonin në një shtëpi të rrënuar dhe pa asnjë kusht elementar për jetë, mirëpo me iniciativën e banorëve të fshatit Trebosh, tani kjo familje ka shtëpinë e re dhe dimrin do e kaloj ngrohtë.

“I falënderojmë banorët… Jemi të kënaqur se kemi tani shtëpinë tonë. Kjo domethënë një gjë e madhe që s’mund ta paramendoj, një gëzim madh shumë i madh”, Sheval Bafqari, anëtar i familjes.
“Ju falënderojmë juve më shumë që keni menduar që të na bëni shtëpinë e re. Të kënaqur, të kënaqur jemi, shumë ngrohtë është këtu”, tha Xharie Barfqari – e ëma.

Banorët shprehen të kënaqur që kësaj familje i kanë siguruar kulmin. Janë shumë anëtarë të familjes me pleq të sëmurë dhe pa të ardhura, por me ndihmën e disa firmave dhe banorëve u arrit edhe kjo, shprehet njëri nga anëtarët e Këshillit inicues.

“Po ky projekt filloi në muajin gusht dhe siç ju premtuan në fillim, , thamë se afati është dy muaj dhe kjo u krye me sukses duke ju falënderuar sponsorëve – donatorëve në fshatin Trebosh dhe kurbetqarëve. Tani familja është shumë e gëzuar kanë hy brenda janë të kënaqur, kanë siguruar një standard mesatarë në fshatin Trebosh, sepse ishin në krizë ekonomike”, deklaroi Zahedi Nazifi – anëtar i Këshillit iniciues për ndërtimin e shtëpisë.

Gëzimi i tyre nuk mund të përshkruhet. ‘Nga kushtet në të cilat kemi jetuar, tani jemi mbretër’, shprehen familjarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *