Home / Sport / Udineze eleminon Milanin nga kupa e Italisë

Udineze eleminon Milanin nga kupa e Italisë

Udinese ka mposhtur 1-0 Milanin ne San Siro dhe kualifikohet ne gjysemfinalen e Kupes se Italise.Protagonisti i ndeshjes ishte Inler i cili me golin e tij ne pjesen e dyte i hoqi te drejten ekipit te Leonardos te shpresonte te ky trofe.

Skuadra më e fuqishme italiane, Milani, assesi ta marrë veten pas humbjes në kampionat nga rivali vendas, Interi. Ata në ndeshjen çerekfinale të kupës së Italisë papritur janë eliminuar, duke pësuar humbje para adhuruesve të vet me shifra 0:1 nga Udinese. Adhuruesit e tubuar në “San Siro” mbeten të zhgënjyer me skuadrën e zemrës, e cila pas eliminimit nga kjo garë, edhe gjasat për ta fituar kampionatin italian i kanë të pakta për arsye se janë minus 9 pikë më pak se Interi. Futbollisti Gokhan Inler shënoi golin e fitores pikërisht në minutën e 56-të të ndeshjes. Për 34 minuta lojë më gjithë përpjekjet Milani nuk arriti të gjejë barazimin. Udinese shkon në gjysmëfinale, ndërsa Milani duhet të mendoj për kampionatin italian dhe Champions Leagua.

Ne raundin tjeter perballe Udineses do te jete Roma, nderkohe qe cifti tjeter do te jete Fiorentina me fituesin e derbit Inter-Juventus.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *