Home / Lajme / Maqedoni / Ulen akcizat për importin e makinave të vjetra

Ulen akcizat për importin e makinave të vjetra

Shkup, 31 janar –
“Nëse vetëm lejohet importi i makinave deri në 13 vjetë, ndërsa nuk ulen akcizat për makinat, atëherë ky proces i importit të makinave nga vendet e tjera dhe vozitja e makinave me tabela të huaja nuk do të eliminohet”, thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva.

Përveç lejimit të importit të makinave të vjetra deri në 13 vjetë, Qeveria planifikon të ulë edhe akcizat për importimin e tyre. vendimi për këtë ministra e Finasave pritet ta sjellë deri në fund të javës së ardhshme.
VMRO-DPMNE sot ftoi qeverinë të ulë akcizat me qëllim që qytetarët vërtetë të ndiejnë vendimin e paralajmëruar të qeverisë për importin e makinave të vjetra.

“Nëse vetëm lejohet importi i makinave deri në 13 vjetë, ndërsa nuk ulen akcizat për makinat, atëherë ky proces i importit të makinave nga vendet e tjera dhe vozitja e makinave me tabela të huaja nuk do të eliminohet”, thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva.

Në ministrinë e Ekonomisë deklarojnë se importi i makinave u dedikohet një kategorie të qytetarëve, të cilët për shkak të buxhetit të kufizuar familijar kurrë në jetën e tyre nuk kanë qenë në gjendje të blejnë makinë.

Në VMRO-DPMNE pohojnë se në rrugët e vendit voziten makina më të vjetra se 20 vjetë, prandaj të pakumtimta janë akuzat e kundërshatrëve të kësaj mase se me importin e makinave më të vjetra se 10 vjetë, do të ndotet ambienti. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *