Home / Sport / “Urdhri” i Ronaldinjos: Kujdes për 90 minuta!

“Urdhri” i Ronaldinjos: Kujdes për 90 minuta!

Braziliani i Milanit paralajmëron shokët e skuadrës në prag të derbit me Interin: “Duhet të jemi të përqëndruar gjatë gjithë ndeshjes, përndryshe rrezikojmë të përsërisim humbjen e fazës së parë”.

Ish-ylli i Barcelonës i gëzohet formës që ekipi po kalon gjatë javëve të fundit dhe mezi pret të përballet sërish me zikaltrit. Asi brazilian po kalon formën më të mirë që kur mbërriti në Itali dhe të gjithë i kanë hedhur sytë tek ai me besimin se do të jetë njeriu i derbit.

“Jam i lumtur per momentin qe po kaloj por me shume per ate qe po ben skuadra. Une kerkoj gjithmone te ndihmoj shoket me asiste dhe puna ime eshte te mos luaj vetem. Gjithe Milani po kalon nje moment te bukur pasi te gjithe po punojne mire. Cdokush ben detyren dhe te gjithe jane te lumtur”, pohon sulmuesi ne nje interviste per “Sky Sport”.

Por Ronaldinjo paralajmëron shokët se nëse nuk tregohen të përqëndruar për 90 minuta, atëherë rrezikon të përsëritet disfata e shëmtuar 4-0 në fazën e parë. “Ata kanë një trajner të madh, lojtarë të nivelit të lartë: është një nga skuadrat më të mira në botë. Prandaj duhet të jemi gjithnjë të vëmendshëm për të shmangur surprizat e pakëndshme”, theksoi “Topi i Artë 2006”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *