Home / Lajme / Maqedoni / Varroset Hanif Dervishi, familja dyshon të jetë vrarë

Varroset Hanif Dervishi, familja dyshon të jetë vrarë

9 janar-

“Nuk ka pasur asnjë dhimbje, unë para dy muajsh kur erdha pre Italie e pash shumë mirë ishte me shëndet jam dëgjuar në telefon thuaj, se cdo ditë nuk ka pas asnjë dhimbje, babain tim ma kanë mbytur në burg. Unë i lus partitë shqiptare që ta zgjedhin rastin e vdekjes së babait tim, dhe i falenderoj shumë se kanë punu vërtetë për ne shqiptarët na kanë çu përpara dhe na i sjellin njerëzit e pafajshëm në shtëpi të vdekur.”, thotë Uzair Dervishi, djali i të ndjerit.

Sot në fshatin Brodec u varros, Hanif Dervishi, i cili dje rreth orës gjashtë të mëngjesit vdiq në burgun e Manastirit.

Shkaku i vdekjes së Hanif Dervishit sipas drejtoreshës së burgut ka qenë sulmi në zemër, por familjarët dyshojnë në këto njoftime, pasi sipas tyre, Hanif Dervishi asnjhërë nuk është ankuar nga ndonjë sëmundje

“Nuk ka pasur asnjë dhimbje, unë para dy muajsh kur erdha pre Italie e pash shumë mirë ishte me shëndet jam dëgjuar në telefon thuaj, se cdo ditë nuk ka pas asnjë dhimbje, babain tim ma kanë mbytur në burg. Unë i lus partitë shqiptare që ta zgjedhin rastin e vdekjes së babait tim, dhe i falenderoj shumë se kanë punu vërtetë për ne shqiptarët na kanë çu përpara dhe na i sjellin njerëzit e pafajshëm në shtëpi të vdekur.”, thotë Uzair Dervishi, djali i të ndjerit.

Edhe shoqja e Hanifit shprehet se burri i saj asnjhëherë nuk ka qenë i sëmurë ndërsa kundërshton aktgjykimin se gjoja ai është dënuar për veprimtari terrosite.

“Unë për caktimin e zotit jam muslimane dhe e pranoj dhe gjethi i malit pa lejen e zotit nuk pikon, ama ky është mbytur dhe ka vdekur, dhe nuk e pranoj vdekjen se paska pas infarkt.”, thotë Rukije Dervish, e shoqja.

Ndryshe 53 vjeçari Hanif Dervishi, ka qenë i arrestuar në akcionin policorë “Stuhia Malore”, dhe i njëjti ka qenë i dënuar me dhjetë vite heqje lirie.

Familjarët e Hanif Dervishit thonë se do kërkojnë llogari prej institucioneve kompetente ndërsa çështjen do ta ngrisin edhe para institucionit të Avokatit të Popullit.

Ky i fundit tha se nëse familjrët kërkojnë autopsi të re për të ndjerin dhe nëse konstatohen dallime mes dy autosoive të bëra atëherë Avokati i Popullit do të ngris procedurën e shyqrtimit të rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *