Home / Lajme / Maqedoni / Veliu: Gruevski mund të përfundoj si Millosheviqi

Veliu: Gruevski mund të përfundoj si Millosheviqi

Shkup, 25 janar

Fazli Veliu dje i dërgoi letër kryeministrit Gruevski, në të cilën e paralajmëron se nëse vazhdonë me politikën antishqiptare dhe shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do ta ketë fatin e Sllobodan Millosheviqit. Veliu është i pakënaqur nga vendimi për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit jomaqedon nga klasa e parë

Kryeministri Nikolla Gruevski sot ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e letrës së hapur të kryetarit të Shoqatës së veteranëve të UÇK-së Fazli Veliut, i cili atë e krahason me diktatorin serb Sllobodan Millosheviq. Kryeministri Gruievski thotë se nuk ka parë një letër të tillë prandaj nuk dëshiron të komentojë asgjë. “Cilën letër, nga kush? Nuk kam parë një letër të tillë”. ka thënë Gruevski.

Fazli Veliu dje i dërgoi letër kryeministrit Gruevski, në të cilën e paralajmëron se nëse vazhdonë me politikën antishqiptare dhe shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do ta ketë fatin e Sllobodan Millosheviqit. Veliu është i pakënaqur nga vendimi për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit jomaqedon nga klasa e parë.

Nga letra e ashpër e Veliut, janë të befasuar edhe partitë e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI. Në partinë e Ali Ahmetit thonë se letra e Veliut, i cili është deputet i tyre, është e papritur për to. Pa koment kanë mbetur edhe në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, të cilët thonë se pasi ta kenë lexuar letrën do të njoftojnë opinionin me qëndrimet e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *