Home / Sport / Vendimi përfundimtar, Togo lë Kupën e Afrikës

Vendimi përfundimtar, Togo lë Kupën e Afrikës

10 janar-
Ndërkohë, pas vendimit për tërheqje të Togos ka reaguar edhe qeveria e Angolës, vendit organizator që ka shpenzuar 1 miliard dollarë për këtë turne. Kryeministri i Angolës Antonio Paulo Kasoma, pasi u shpehu ngushëllimet palës togoleze, u shpreh se pas kësaj do të ketë një mbrojtje më të përforcuar për të garantuar sigurinë e delegacioneve të tjera. “Jemi duke forcuar masat, – tha ai.

Togo është larguar përfundimisht nga Kupa e Kombeve në Afrikë, pavarësisht se në mëngjesin e së dielës u fol për një kthim të vendimit të marrë të shtunën, një ditë pas sulmit me mitraloz që kombëtarja e këtij vendi pësoi në Angola.

Lajmërimi është bërë nga vetë kryeministri i vendit Gilbert Hungbo që nga kryeqyteti Lome. “Nëse ndonjë lojtar apo njeri do të luajë nën flamurin togolez, po e bëj të qartë se kjo do të jetë false. Togo nuk ka më delegacion në Kupën e Afrikës që po zhvillohet në Angola”, deklaroi ai.

Më herët, sulmuesi kryesor i skuadrës Emanuel Adebajor, bëri të ditur se lojtarët kishin vendosur në orët e para të së dielës që të qëndronin, por tashmë do të largohen përfundimisht, duke e quajtur situatën të rrezikshme për sigurinë e jetës. Tre persona, shoferi, trajneri i portierëve dhe zëdhënësi i shtypit i skuadrës së Togos mbetën të vrarë në sulmin e ndodhur në rajonin e Kabindës në Angola ditën e premte.

Ndërkohë nga sulmi me breshëri mitralozi që kombëtarja e këtij vendi pësoi të premten në rajonin e Kabindës, 7 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe dy futbollistë.

Ndërkohë, pas vendimit për tërheqje të Togos ka reaguar edhe qeveria e Angolës, vendit organizator që ka shpenzuar 1 miliard dollarë për këtë turne. Kryeministri i Angolës Antonio Paulo Kasoma, pasi u shpehu ngushëllimet palës togoleze, u shpreh se pas kësaj do të ketë një mbrojtje më të përforcuar për të garantuar sigurinë e delegacioneve të tjera. “Jemi duke forcuar masat, – tha ai.

– Mund t’ju them se siguria e të gjithëve është e garantuar dhe ne duam të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë turne”. Kupa e Kombeve të Afrikës nis të dielën, ndërkohë që Togo do të luante të hënën me Ganën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *