Home / Lajme / Maqedoni / Vidhen 350 mijë euro nga makina e ‘Stopanska Bankës’

Vidhen 350 mijë euro nga makina e ‘Stopanska Bankës’

8 janar-
Zëdhënësi i SPB Manastir, Gjoko Strezovski njoftoi se dy personat e maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar automobilin “Golf”, në pronësi të “Stopanska Bankës” Manastir, në të cilin janë bartur paratë e filialit të Prilepit për në bankën qendrore në Manastir.
Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 12 e 10 minuta kur rrëmbyesit ia kanë zënë udhën golfit duke sulmuar njërit prej personave zyrtarë, të cilit i kanë shkatuar lëndime në kokë.

Rreth 350 mijë euro janë vjedhur sot nga dy persona të panjohur nga një makinë zyrtare e “Stopanska Banka” në dalje të Prilepit ndrejt Manastirit.

Zëdhënësi i SPB Manastir, Gjoko Strezovski njoftoi se dy personat e maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar automobilin “Golf”, në pronësi të “Stopanska Bankës” Manastir, në të cilin janë bartur paratë e filialit të Prilepit për në bankën qendrore në Manastir.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 12 e 10 minuta kur rrëmbyesit ia kanë zënë udhën golfit duke sulmuar njërit prej personave zyrtarë, të cilit i kanë shkatuar lëndime në kokë.

Pastaj, sulmuesit me dy automjete janë nisur në drejtim të panjohur.

Golfi është gjetur në afërsi të vendit të plaçkitjes, kurse policia është në kërkim të autorëve të krimit. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *