Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE kundërshton vlerësimet e ambasadorit Fuere

VMRO-DPMNE kundërshton vlerësimet e ambasadorit Fuere

27 janar-
“Nuk mund të përsëritet 2001-shi, por mund të shkaktohet krize politike”, paralajmëron deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska. Për Demokracinë e Re, nuk ka dyshim se partitë në pushtet janë kreatorët e incidenteve, duke filluar nga enciklopedia, kisha në sheshin e Shkupit, procesuimi i rasteve të Hagës dhe maqedonishtja në klasë të parë, për të shpërqëndruar vëmendjen e opiniot publik nga krimi dhe korupsioni. “Çështja e emrit nuk është më vetëm kontest mes dy shtetesh, por është pengesë edhe për anëtërësimin e Maqedoinisë në NATO dhe BE”, thekson deputetja e DR-së Flora Kadriu.

MRO-DPMNE nuk pajtohet me vlerësimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere se nëse deri në qershor nuk zgjidhet çështja e emrit do të mund të trazohen marrëdhëniet ndëretnike. Deputeti i kësaj partie Petar Poparsov thotë se deklarata e ambasadorit Fuere është e tepruar. “Kjo është mënyra ekstreme e të shikuarit të gjendjes. Gjendja në Maqedoni është normale”, vlerësoi deputeti Poparsov. Sipas tij është normale që partitë politike të kenë qëndrime të ndryshme për çështjen e emrit dhe se dallimet për këtë çështje mund të tejkalohen përmes një procesi bisedimesh.

Ai tha se deklarata mund të jetë e motivuar edhe nga qëndrimi rigjid i palës greke, i cili mund të shkaktojë probleme të brendshme në Maqedoni.

Bashkimi demokratik për integrim thotë se porositë e Fueres duhe të merren seriozosht nga njerëzit me përgjegjësi në Maqedoni, por nuk besojnë se situata mund të eskalojë në atë masë që të rrezikojë marrëdhëniet ndëretnike. Deputeti Safet Neziri megjithatë ftoi organet kompetente të jenë të kujdesshëm dhe me sjelljen e tyre të mos provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Opozita pajtohet me qëndrimet e Fueres dhe shton se ai tregohet më i përkushtuar për fatin e Maqedonisë se sa qeveria e vendit. LSDM dhe Demokracia e Re përsëriten akuzat në adresë të qeverisë, e cila, sipas tyre qëllimisht provokon raportet ndëretnike.

“Nuk mund të përsëritet 2001-shi, por mund të shkaktohet krize politike”, paralajmëron deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Për Demokracinë e Re, nuk ka dyshim se partitë në pushtet janë kreatorët e incidenteve, duke filluar nga enciklopedia, kisha në sheshin e Shkupit, procesuimi i rasteve të Hagës dhe maqedonishtja në klasë të parë, për të shpërqëndruar vëmendjen e opiniot publik nga krimi dhe korupsioni. “Çështja e emrit nuk është më vetëm kontest mes dy shtetesh, por është pengesë edhe për anëtërësimin e Maqedoinisë në NATO dhe BE”, thekson deputetja e DR-së Flora Kadriu.

Sipas saj, esklaimi i marrëdhënieve ndëretnike nuk shkon në interes të vendit, e cila duhet të dëshmojë se është e gatshme të zgjidh problemet e saj dhe se është në gjendje të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *