Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE:Deklaratat e Veliut ofenduese

VMRO-DPMNE:Deklaratat e Veliut ofenduese

26 janar-
Nikolla Gruevski çdoherë kur është nën presion të skandaleve kriminale dhe korruptive në oborrin e vetë, ose kur nga ai kërkohen përgjigje për shkatërrimin e ekonomisë dhe rritjen e varfërisë tenton ta largon vëmendjen e opinionit me nxitjen e tensioneve ndëretnike”, deklaroi Emilijan Stankoviq, deputet i LSDM.

artnerët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vendosur praktikë të re në shkëmbimin e akuzave.
Letrës së kryetarit të SHVL dhe njëherësh deputet i BDI-së, në të cilën ai e kritikon Gruevskin se po bën politikë të stilit të Millosheviqit, sot i është përgjigjur Sllobodan Zllatanov nga Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së.

Ata e kanë cilësuar fjalorin e Veliut si retorikë luftarake, antimaqedonase, jo civilizuese dhe jo korrekte.

“Ta krahasoni kryeministrin me Millosheviqin në situatë kur ai pranon pavarësinë e Kosovës dhe dërgon ambasador atje, kur shqiptarëve u pranohet e drejta e kremtimit të ditës së alfabetit shqip, kur është themeluar Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarëve, kur për të njëjtin është gjetur hapësirë adekuate atraktive, kur implementohet Marrëveshja e Ohrit dhe punësohen shqiptarë në institucionet shtetërore, kur është miratuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, kur ndërtohet Qendra klinike në Tetovë ku jetojnë shumë shqiptarë, kur merr pjesë në të gjitha festat me rëndësi kombëtare dhe fetare të shqiptarëve, kur ndihmon në përcjelljen e hanxhinjve në Mekë dhe Medinë, është tejet ofenduese, joracionale dhe paraqet tentim për provokim”, thuhet në reagimin e veteranëve të VMRO-DPMNE.

Nuk kanë munguar edhe ofendimet drejtuar Veliut. “Shihet qartë se ju gëzoni respekt vetën në kohërat e luftërave dhe kur është paqe ju jeni si peshku në të thatë. Shihet qartë se në kushte demokratike dhe të qeta nuk mund ta gjeni vetveten në shoqëri. Për këtë Zigmund Frojd ka sqarime të mira. Por atë kohë nuk do ta ktheni. Kohërat kanë ndryshuar’, thuhet më tej në letër.
Nga ana tjetër letra e Fazli Veliut ka nxitur edhe reagimet e partive politike opozitare.

“E pyesim publikisht këtë pratenik të Gruevskit dhe “posllanik” të UDB-së, përndryshe dajën e Ali Ahmetit, Fazli Veliun: Kush janë puthadorët oborrtarët, servilët në qeverinë e Gruevskit? Kush janë ata që kokën ulur lejojnë dhe miratojnë çdo iniciativë antishqiptare të qeverisë Gruevski? Ju ka dalë boja këtyre mashtrimeve, ti, si gjoja kryetar i SHVL, je një shërbëtor dhe puthadorë i Gruevskit, që na paraqitesh herë si daja i Ali Ahmetit herë si deputet i BDI-së e herë si bashkëpunëtorë i UDB-së”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Nikolla Gruevski çdoherë kur është nën presion të skandaleve kriminale dhe korruptive në oborrin e vetë, ose kur nga ai kërkohen përgjigje për shkatërrimin e ekonomisë dhe rritjen e varfërisë tenton ta largon vëmendjen e opinionit me nxitjen e tensioneve ndëretnike”, deklaroi Emilijan Stankoviq, deputet i LSDM.

“Deklarata e Fazli Veliut…, pajtohem në një mënyrë me deklaratën dhe konstatimet e tij se Gruevski luan rolin e Millosheviqit në kohën e ish Jugosllavisë, por njëkohësisht duhet edhe Fazli Veliu dhe BDI të pajtohen me konstatimet e mija se edhe BDI luan rolin e Sejdo Bajramoviqit, si në kohën e ish Jugosllavisë kur Millosheviqi bënte dhunë në Kosovë”, u shpreh Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
Një praktikë dhe retorikë të ngjashme të këmbimit të akuzave të ndërsjella mes partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI kishte edhe kohë më parë mes Kosana Mazneva Nikoliq dhe Teuta Arifit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *