Home / Lajme / Maqedoni / Xhelal Bajrami hesht për statusin e UÇK-së

Xhelal Bajrami hesht për statusin e UÇK-së

14 janar-
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale deklaratën e “famshme” për rregullimin e çështjes së luftëtarëve shqiptarë të vitit 2001 deri në fund të vitit 2009 e pati bërë pas një konference ku promovoi fushatën kundër dhunës ndaj grave. Deklaratën e Bajramit menjëherë e përgënjeshtroi kryeministri Gruevski madje edhe zëvendës ministri i tij.

Statusi juridik i ish ushtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni, Xhelal Bajrami, i cili disa herë gjatë vitit të kaluar premtoi se kjo çështje do të merr fund deri në fund të vitit 2009, tani nuk ka përgjigje pse nuk u realizuan paralajmërimet e tij gjatë vitit që shkoi.

Madje, ai nuk dëshiron të përgjigjet nëse kjo çështje do të zgjidhet edhe gjatë këtij viti. Në tentim për t’i ikur pyetjes për statusin e UÇK-së, Bajrami të mërkurën nuk lejoi pyetje jashtë temës që kishte thirrur konferencën me gazetarë, e që kishte të bënte me zvogëlimin e shpenzimeve në financimin kapital të sigurimit pensional.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale deklaratën e “famshme” për rregullimin e çështjes së luftëtarëve shqiptarë të vitit 2001 deri në fund të vitit 2009 e pati bërë pas një konference ku promovoi fushatën kundër dhunës ndaj grave. Deklaratën e Bajramit menjëherë e përgënjeshtroi kryeministri Gruevski madje edhe zëvendës ministri i tij.

Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të dëshpëruar nga mosmbajtja e premtimeve nga ana e ministrit janë skeptikë se problemi i tyre do të zgjidhet edhe këtë vit.
Nga partia shqiptare në opozitë Demokracia e Re, thonë se ministri Bajrami nuk ka kapacitet për zgjidhen e kësaj çështje.

“Shumë me urgjencë duhet të sillet ky ligj, sepse familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë në një situatë shumë të rëndë, kurse ushtarët e UÇK-së vazhdimisht burgosen dhe dënohen në mënyrë të pakuptimtë. Kjo është tallje me familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës po ashtu edhe me ish-ushtarët e UÇK-së”, tha Abedin Zyberi, deputet i DR-së.

Paaftësia e ministrit Xhelal Bajrami, për të zgjidhur statusin e pjesëtarëve të UÇK-së ka zhgënjyer edhe disa nga bashkëpartiakët e tij, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Deputeti integrist Fazli Veliu, ditë më parë kritikoi partnerët e koalicionit për anashkalimin e zgjidhjes së kësaj çështje. /lajmpress/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *