Home / Sport / Xhemaili e meriton të jetë në kombëtaren e Zvicrës

Xhemaili e meriton të jetë në kombëtaren e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, e ka vendin në kombëtaren e Zvicrës. Ai patjetër duhet të jetë i ftuar në kombëtaren helvetike për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet gjatë këtij vitit në Afrikën e Jugut.

Xhemaili me lojërat që po dëshmon në Serie A të Italisë e meriton një vend në kombëtaren zvicerane. Në ndeshjen kundër Juventusit me gjithë që pësuan humbje me rezultat 1:2 ka qenë në fushë ndër më të mirët. Ka pasur një paraqitje të mirë, ishte i depërtueshëm dhe për këtë ka marrë lavdërata edhe nga presidenti i këtij klubit, Tommaso Ghirardi. Presidenti i këtij klubit ka thënë se “Blerim Xhemaili është njëri nga mesfushorët më të fortë në Serie A”. Prandaj, përzgjedhësi zviceran Ottmar Hitzfeld duhet të mendojë që ta ftojë në kombëtare këtë futbollistë që vazhdimisht dëshmohet në njërën nga ligat më të forta në botë, siç është Serie A e Italisë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *