Home / Sport / Xhemaili shënoi , por Parma humbi

Xhemaili shënoi , por Parma humbi

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, megjithëse ka shënuar gol, skuadra e tij Parma nuk arriti të kthehet me një pikë nga Livorno. Parma pësoi humbje me shifra 2:1 si mysafirë nga skuadra e LIvornos, ndeshje e zhvilluar në kuadër të javës së 19-të të Serie A të Italisë në futboll.

Më në fund, pas një viti e gjysmë pritjeje, Blerim Xhemajli e ka gjetur golin e parë në Serie A italiane. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, të dielën e ka shënuar golin e vetëm të Parmës, e cila megjithatë u mposht nga Livorno me rezultat 2:1.

Tetovari dëshmoi lojë të pëlqyeshme dhe ka shënuar gol në minutën e 68-të për Parmën, pas një goditjeje të fuqishme nga distanca, duke e lënë ‘fjetur’ portierin De Lucia.

Më parë, golat për Livornon i kishin shënuar sulmuesit Tavano (nga penalltia) dhe Lucarelli.
Xhemaili luajti 90 minuta dhe në minutën e 43-të të pjesës së parë është zverdhur me karton.
Pas kësaj humbjeje, Parma ka rënë në pozitën e tetë, me 28 pikë të tubuara, ndërsa Livorno e 14-ta me 21 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *