Home / Sport / Zaccheroni në krye të Juventusit!

Zaccheroni në krye të Juventusit!

Alberto Zakeroni është emëruar trajner i ri i Juventusit, duke nënshkruar një kontratë që e lidhë atë me klubin bardhezi vetëm deri në fund të këtij edicioni të garave.

Gazeta e afërt me klubin e Juventusit, “Tuttosport”, shkruan se Alberto Zacceroni do të jetë trajner i ri i kësaj skuadre dhe do ta udhëheqë deri në fund të kampionatit. Trajneri 56-vjeçar, parësore ka që Juventusi të marrë pjesë në Champions Leagua. Në fund të Zaccheroni do ta trashëgojë Ciro Ferrarën, trajnerin 43-vjeçar, i cili dështoi në lojën e fundi, ndërsa kryesia çuditërisht e toleroi shumë kohë të gjatë. Zaccheroni ka pushuar tre vjet, ndërsa skuadra e fundit të cilin e udhëhoqi ishte rival i Juventusit nga i njëjti qytet, ekipi i Torinos. Më parë ka ushtruar Udinesen, Lazion, Interin dhe Milanin, me të cilin në vitin 1999 e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Ciro Ferrara tani nuk ka se çfarë të kërkoj në Juventus. Klubi po punon për ta shkëputur kontratën me të.
Sipas mediave italiane Zakeroni është zgjidhje e përkohshme, ngase drejtuesit e klubit synojnë që në qershor në skuadër ta sjellin trajnerin e Liverpulit, Rafa Benitez.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *