Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Ademi vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër

Zëvendëskryeministri Ademi vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër

13 janar-
“Falënderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për solidaritetin e treguar dhe ndihmën dhënë Shqipërisë, shqiptarëve dhe popullit të Shkodrës. E njofuam Ademin për situaën e krijuar dhe falënderojmë edhe një herë Qeverinë e Maqedonisë për gatishmërinë që kjo ndihmë për Qeverinë shqiptare të vazhdojë edhe mëtej, tha Meta.

Urim Hasipi
Zëvendëskryeministri Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi sot ka vizituar zonat e përmbytura në qytetin e Shkodrës, me ç’rast u takua edhe zëvendëskryeminsitrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

“Gjendem këtu për të shprehur solidaritetin e qytetarëve të Maqedonisë, posaçërisht të shqiptarëve nga Maqedonia, për popullin e Shkodrës dhe Qeverisë shqiptare. Ne ishim në kontakt të përhershëm që nga paraqitja e vërshimeve dhe morëm vendim që të ndihmojmë fillimisht me ndihmë teknike dhe një ekip prej 43 personave profesionistë, të cilët në çdo kohë janë të gatshëm t’i ndihmojnë Qeverisë shqiptare në menaxhimin e situatës”, tha Ademi dhe shtoi se Qeveria e Maqedonisë e ka vazhduar qëndrimin e ekipit të lartëpërmenduar në vendet e përmbytura.

Sipas tij, ndihma me kaq nuk përfundon, por të njejtat kanë të bëjnë edhe me derdhjen e ujit në liqenin e Ohrit.

“Vendimi i Qeverisë është që të ndihmojnë në çdo moment. Dua të theksoj se niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është në kuotën maksimale, por derdhja është në sasinë minimale. Sytë e gjithë shqiptarëve sot janë drejtuar nga Shkodra”, tha Ademi.

Zëvendëkryeministri i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ka shprehur falënderim për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë për popullin e Shkodrës dhe e njoftoi Ademin për situatën e krijuar.

“Falënderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për solidaritetin e treguar dhe ndihmën dhënë Shqipërisë, shqiptarëve dhe popullit të Shkodrës. E njofuam Ademin për situaën e krijuar dhe falënderojmë edhe një herë Qeverinë e Maqedonisë për gatishmërinë që kjo ndihmë për Qeverinë shqiptare të vazhdojë edhe mëtej, tha Meta.

Në delegacionin gjendet edhe deputeti i Maqedonisë Isen Xhemaili dhe ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *