Home / Lajme / Maqedoni / Zgjohu, ONE të kërkojë falje për injorimin e shqiptarëve

Zgjohu, ONE të kërkojë falje për injorimin e shqiptarëve

Shkup, 6 janar
Prandaj ata kërkojnë nga ONE t’u kërkojë falje publike shqiptarëve për “lëshimin i cili besojmë të jetë i paqëllimshëm”.

Ajo përkujton organizatorin se gjuha shqipe në Maqedoni është zyrtare dhe se përqindja e shqiptarëve në Shkup është mbi 20 për qind.

Lëvizja qytetare “Zgjohu” e mbështetur nga dhjetra shoqatata të tjera joqeveritare, ka reaguar kundër injorimit të shqiptarëve në festimin e vitit të ri në sheshin Maqedonia, organizuar nga kompania ONE. Ne tre netët e festës, vetëm në natën e parë ishte kënduar një këngë shqipe, që sipas kësaj livizje është shumë pak.

Prandaj ata kërkojnë nga ONE t’u kërkojë falje publike shqiptarëve për “lëshimin i cili besojmë të jetë i paqëllimshëm”.

Ajo përkujton organizatorin se gjuha shqipe në Maqedoni është zyrtare dhe se përqindja e shqiptarëve në Shkup është mbi 20 për qind.

“Jemi thellë të bindur që do te merrni parasysh reagimet tona të nxitura edhe nga reagimet e qytetarëve shqiptar të revoltuar nga ky diskriminim kulturor që sa vjen e shtohet”, thuhet në reagimin e Zgjohu-t. Zgjohu fton ONE për bashkëpunim me qëllim që incidente të ngjashme të mos përsërite në të ardhmen. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *