Home / Sport / Zyrtare, Vieira kalon te Mançester Siti

Zyrtare, Vieira kalon te Mançester Siti

Mesfushori francez i është bashkuar Roberto Mançinit te klubi anglez, ndërkohë që Mansini është shumë pranë kalimit te Olimpiku i Marsejës.

Lajmi i transferimit të Vieirasë është konfirmuar sot nga të dy klubet. Francezi iu bashkua zikaltërve në verën e vitit 2006 dhe numëron gjithsej 91 ndeshje me fanellën e Interit, duke shënuar nëntë gola dhe duke fituar tre kampionate dhe dy Kupa të Italisë.

Mesfushori 33-vjeçar ka nënshkruar me Sitin deri në fund të këtij sezoni, me mundësinë për ta shtyrë edhe për një vit tjetër. Pas zyrtarizimit, trajneri Mançini është shprehur se Patrik Vieira është një mesfushor i klasit botëror me mentalitet fitues dhe do të futet menjëherë në radhët e skuadrës angleze.

Ndërkohë, një tjetër lojtar që duket gjithnjë e më larg zikaltërve është braziliani Amantino Mansini. Sipas të përditshmes franceze “La Provence”, mesfushori është pranë kalimit te Marseja e Didier Deshampsit. Tashmë pritet vetëm konfirmimi i Interit, për të plotësuar me sukses operacionin për huazimin e lojtarit brazilian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *