Home / Lajme / Maqedoni / 29 vite burgim për grabitësit e bankës Procredit

29 vite burgim për grabitësit e bankës Procredit

11 shkurt
Gjatë procesit gjyqësor kanë qenë të pranishëm vetëm ky dhe Florim Maloku, ndërsa Avdil Tahiri dhe Idriz Rrustemi janë në arrati. Paraprakisht Maloku kishte ofruar pesë milionë euro garanci që të mbrohen në liri, por gjykatat e kanë refuzuar.

Biznesmeni kosovar Florim Maloku-Floki dhe shtetasit e Maqedonisë, Avdil Tahiri dhe Idriz Rrustemi janë dënuar sot me nga tetë vjet heqje liria të akuzuar për plaçkitjen e “ProCredi Bank”, në qendër të Shkupit, në prill të vitit të kaluar. Bislim Tahiri për ndihmë është dënuar me pesë vjet.

Gjatë procesit gjyqësor kanë qenë të pranishëm vetëm ky dhe Florim Maloku, ndërsa Avdil Tahiri dhe Idriz Rrustemi janë në arrati. Paraprakisht Maloku kishte ofruar pesë milionë euro garanci që të mbrohen në liri, por gjykatat e kanë refuzuar.

Pas shqiptimit të dënimit ai ka thënë se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë dëshmi që vërtetojnë se ka marr pjesë në këtë plaçkitje. Gajtë plaçkitjes së bankës, personat e armatosur kanë arritur të marrin 50 mijë euro, ndërsa gjatë ikjes i kanë plagosur dy policë, një klient të bankës dhe një kalimtar të rastit.

Makinat me të cilat kanë ikur plaçkitësit u zbuluar të njëjtën ditë në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë. Disa ditë më vonë u arrestuan Maloku dhe Bislim Tahiri. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *