Home / Sport / 5 gola në miqësoren e Pavarësisë

5 gola në miqësoren e Pavarësisë

Kombëtarja shqiptare ka fituar 3-2 në miqësoren me Kosovën, e cila u luajt sot në Prishtinë në ditën e dy-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse ndeshja u zhvillua nën rreshjet e dendura të shiut, kjo nuk i pengoi 10 mijë tifozët të mbushnin shkallët e stadiumit të Prishtinës. Qendërmbrojtësi i Tiranës, Ditmar Bicaj, hapi serinë e golave në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të Shqipërisë.

Me fillimin e 45-minutave të dyta ka ardhur barazimi për përfaqësuesen kosovare. Gjergji Muzaka shndërroi më pas në gol një penallti, duke rikthyer në epërsi Kombëtaren e drejtuar nga Josip Kuzhe. Megjithatë ekipi i Albert Bunjakut nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 2-2. Kur takimi po shkonte drejt barazimit, është sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala, që në minutat shtesë shënon golin e fitores për Kombëtaren shqiptare.

Miqësorja midis dy përfaqësueseve të të njëjtit komb u luajt në kuadër të manifestimeve me rastin e dy-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në ditët e para të këtij viti në zonën e Shkodrës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *