Home / Sport / Adebajor falënderon klubin dhe tifozët për mbështetje

Adebajor falënderon klubin dhe tifozët për mbështetje

Sulmuesi i kombëtares së Togos, Emanuel Adebajor është rikthyer në fushën e gjelbër me gol, në fitoren që Mançester Siti e realizoi para tifozëve të vet ndaj Porsmuthit, në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premiere.

Për Adebajorin kjo ishte paraqitja e parë pas tri javësh pushimi, si rrjedhojë e asaj që përjetoi një ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës në Angolë, kur autobusi i kombëtares së Togos u sulmua me armë zjarri nga një grup i forcave për çlirimin e Kabindës në Angolë, e ku humbën jetë tre anëtarë të kombëtares togoleze. “Është ndjenjë e mirë kur kthehesh në fushën e gjelbër. Kur u sulmuam në autobus kam menduar se kurrë më nuk do ta shihja Mançesterin dhe tifozët e Sitit”, ka pohuar sulmuesi togolez, duke shtuar: “Gjithmonë është kënaqësi të shënosh gol, por ajo që për mua ka më shumë rëndësi në këtë moment është përkrahja që më ka ofruar klubi dhe tifozët në periudhën më të vështirë të jetës sime, prandaj dua t’i falënderoj”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *