Home / Lajme / Maqedoni / Adili fton Osmanin të shfaq synimet e partisë së re

Adili fton Osmanin të shfaq synimet e partisë së re

15 shkurt
“A do të jetë avansimi i çështjës kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rreximi i Zotit Ali AHMETI nga pushteti pa pushtet dhe ulja e tij në kolltuqët e buta e të ngrohta të Zotit GRUEVSKI?!” shtron dilemën Adili.

Kryetari i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, Gafur Adili ka kërkuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi osmani, i cili ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, para opinionit shqiptar t’a shpalos profilin e subjetit të ri politik.Kryetari i FDBK-së, Gafur Adili vlerëson se Rufi Osmani para se të formojë partinë duhet të tregojë për profilin e saj, do të jetë parti me program kombëtarë, si PDSH, BDK dhe BDSH, apo parti me koncept qytetar si BDI, DR apo PPD.

Sipas Adilit, Osmani duhet të shfaq qëllimet dhe synimet e rikthimit të tij në politik si dhe përcaktimin e tij për avansimin e cështjes shqiptare në Maqedoni.

“A do të jetë avansimi i çështjës kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rreximi i Zotit Ali AHMETI nga pushteti pa pushtet dhe ulja e tij në kolltuqët e buta e të ngrohta të Zotit GRUEVSKI?!” shtron dilemën Adili.

Sipas informacioneve të FDBK, Gruevski falë politikës nacionaliste dhe refuzimit për të ndryshuar emrin, planifikon zgjedhje të parakohshme në pranverë për të fituar një mandat të ri katarvecarë. Adili pohon se projekti i Gruevskit për të përzënë nga qeveria BDI-në dhe zëvendësimin e saj me DR-në e Imer Selmanit ka dështuar, prandaj gjykatat maqedone kanë rikthyer dosjet për rastet e Hagës, të cilat prekin edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

“Duhet patur shumë kujdes nga lojrat e Nikolla GRUEVSKIT me CO”, këshillon Osmanin, kryetari FDBK-së Gafur Adili.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *