Home / Sport / Adriano drejt rikthimit në Serinë A, agjenti e konfirmon

Adriano drejt rikthimit në Serinë A, agjenti e konfirmon

Agjenti i sulmuesit brazilian, Gilmar Rinaldi, ka pranuar se Adriano dëshiron të luajë me Romën në Serinë A, por nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me klubin italian.

Në një intervistë për “Sky Sport Italia” menaxhreri i bomberit të Flamengos ka konfirmuar atë që vetë lojtari pohoi disa ditë më parë: dëshirën e tij për të veshur fanellën verdhekuqe. “Adriano dëshiron të luajë përkrah Totit”, u shpreh menaxheri i ish-sulmuesit të Interit.

“E kam dëgjuar atë që vetë Adriano tha për Romën, por ende nuk kam biseduar me të në lidhje me këtë çështje. Do të diskutojmë së shpejti. Shumë klube kanë shfaqur interes për ta pasur, por Adriano dëshiron të luajë vetëm për Romën”, shtoi ai. Adriano la Interin prillin e kaluar për t’iu bashkuar Flamengos, me të cilin fitoi kampionatin brazilian dhe u shpall golashënuesi më i mirë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *