Home / Sport / Aguero: Nuk qëndroj përjetë te Atletiko

Aguero: Nuk qëndroj përjetë te Atletiko

Sulmuesi argjentinas i Atletiko Madridit, Serxho Aguero, ka pranuar se mundësitë që ai të qëndrojë përjetësisht në “Visente Kalderon” janë shumë të pakta.

“Kam afeksion të madh për këtë klub dhe për momentin jam i lumtur këtu. I dua tifozët dhe shpresoj të luaj mirë dhe të ndihmoj ekipin. Por nuk mund të them se do të qëndroj përjetë”, u shpreh 22-vjeçari.

Në lidhje me interesimin e Çelsit, që prej kohësh e kërkon, sulmuesi amerikano-jugor theksoi: “Ata janë të interesuar për mua, sepse mendojnë se mund të bëj diçka për ta. E shikoj Premier Ligën në televizor dhe mendoj se është kampionati më i mirë në botë, së bashku me La Ligan. Aty luajnë shumë lojtarë të mirë, si Drogba, që për mua është sulmuesi më i mirë në botë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *