Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Sheshi në Shkup do ta pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit

Ahmeti: Sheshi në Shkup do ta pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit

26 shkurt
“Këta persona të cilët u premtojnë parajsë qytetarëve në Belgjikë i mashtrojnë për shkak se posa mbërrijnë ata atje do të vendosen në llogore dhe kushte substandarde. Maqedonia e mori liberalizimin e vizave dhe rezultat i kësaj është se qytetarët nuk mund të marrin azil në vendet e BE-së”, tha Ahmeti.

Urim Hasipi
Në projektin “Shkupi 2014” do të përfshihet edhe vendosja e përmendoreve të personaliteteve të rëndësishme nga historia shqiptare, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Me partnerin e koalicionit po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë. Qasja është pozitive dhe kemi pajtueshmëri se sheshi i Shkupit do ta pasqyrojë multietnicitetin e shtetit. Mendoj se për këto çështje duhet mbizotërojë mendja dhe të mos shkaktojnë përplasje”, tha Ahmeti i cili me zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi sot në Ambasadën e Shqipërisë patën takim me ambasadorin Arben Çejku.

Sipas tij, përmendoret që do të vendosen duhet t’u dedikohen personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut për zhvillim të vendit.

I pyetur se nëse e mbështet idenë që të mos ndërtohen objekte fetare në shesh, Ahmeti tha se më e rëndësishme është që së pari të gjindet gjuhë e përbashkët midis dy religjioneve në Maqedoni dhe të mos krijojë pakënaqësi midis bashkësive por të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe logjika.

“Atje ku ka pakënaqësi nuk duhet të ndërtohet as kishë, e as xhami. Ndërtimi i objekteve kulte është çështje sensitive. Çështjet e këtilla janë mirë të përshkruara edhe në Kuran dhe Bibli dhepa marrë parasysh nga cili religjion objekte ndërtohen ato nuk duhet të shkaktojnë përplasje dhe gjendjes tensionuese por duhet ta pasqyrojnë realitetin në shoqërinë tonë dhe të kenë efekt pozitiv”, tha Ahmeti.

Lidhur me valën e shtetasve të Maqedonisë me prejardhje shqiptare të cilët po shkojnë në vendet e BE-së me qëllim që të marrin status të azilantëve, lideri i BDI-së me apel deri te qytetarët të mos biejnë nën ndikim të personave spekulantë të cilët përfitojnë nga kjo gjendje duke u premtuar jetë më të mirë.

“Këta persona të cilët u premtojnë parajsë qytetarëve në Belgjikë i mashtrojnë për shkak se posa mbërrijnë ata atje do të vendosen në llogore dhe kushte substandarde. Maqedonia e mori liberalizimin e vizave dhe rezultat i kësaj është se qytetarët nuk mund të marrin azil në vendet e BE-së”, tha Ahmeti.

Ambasadori Çejku theksoi se me vëmendje i ndjek ngjarjet në Maqedoni lidhur me projektin “Shkupi 2014” dhe është në kontakte të përhershme me faktorin politik shqiptar, me organizatat fetare dhe joqeveritare. Ai dërgoi apel për konsensus për këtë çështje dhe paanshmëri në miratimin e vendimeve.

Siç deklaroi ambasadori shqiptar Çejku, në takimin me Ahmetin dhe Ademin bëhej fjalë për eurointegrimet që janë prioritet strategjik i të dy vendeve dhe posaçërisht për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Është shqyrtuar mundësia për ndërtimin e drejtimit rrugor Tiranë – Dibër dhe Dibër – Gostivar për çka ministritë e transportit të të dyja vendeve e shqyrtuan çmimin e kushtimit të këtij projekti. Interesim tek të dy qeveritë ekziston edhe për investime në sferën e energjetikës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *