Home / Lajme / Botë / Albright: Ndalja e spastrimit etnik në Kosovë, suksesi im më i madh

Albright: Ndalja e spastrimit etnik në Kosovë, suksesi im më i madh

11 shkurt

“Fillimisht deshëm që situatën ta zgjidhim me mjete diplomatike nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Këtë çështje e diskutuam me kolegët rusë. Në fund iu drejtuam NATO s, duke zbatuar operacionin e suksesshëm dhe sot njerëzit në Kosovë jetojnë të lirë”, është shprehur Albright, duke folur për ngjarjet në ish Jugosllavinë.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright si sukses më të madh të saj, në funksionin e shefit të diplomacisë amerikane, e konsideron “ndërprerjen e spastrimit etnik në Kosovë”, transmeton agjencia ruse Itar-Tas.

“Po deshët të dini se çfarë konsideroj më të rëndësishmen nga ajo që kam bërë në postin e sekretares amerikane të Shtetit, mendoj se është ndërprerja e spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Albright të enjten në Moskë.

“Fillimisht deshëm që situatën ta zgjidhim me mjete diplomatike nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Këtë çështje e diskutuam me kolegët rusë. Në fund iu drejtuam NATO s, duke zbatuar operacionin e suksesshëm dhe sot njerëzit në Kosovë jetojnë të lirë”, është shprehur Albright, duke folur për ngjarjet në ish Jugosllavinë.

Albright thotë se ndihet posaçërisht mirë për faktin se “pas përfundimit të operacionit të NATO s në Kosovë, shumë vajza të porsalindura kanë marrë emrin e saj”. /qik/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *