Home / Sport / Ançeloti “ndez” sfidën: Do ta mposht Mourinjon!

Ançeloti “ndez” sfidën: Do ta mposht Mourinjon!

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përballja gjigande, trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, ka hapur zyrtarisht luftën mediatike me kolegun e tij te Interi, Hoze Mourinjo.

Numri një i pankinës blu deklaroi se ekipi që ai drejton do të dalë triumfues në përballjen me ziklatrit, e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Deklarata e Ançelotit vjen si kundërpërgjigje ndaj portugezit, i cili më parë ishte shprehur se ishte i sigurt që Interi do ta mposhtë Çelsin.

“Interi nuk mund të gjente kundërshtar më të vështirë. Nuk do të jetë një betejë Ançeloti-Mourinjo, megjithatë ka për të qenë një ndeshje e vështirë për ta. Jo se për ne ky ishte një kundërshtar i lehtë, por ne kemi gjithçka dhe mund të fitojmë në shumë mënyra”, u shpreh trajneri italian i Bluve të Londrës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *