Home / Lajme / Rajon / Arrestohen aktivistët e “Vetëvendosje”, Konjufca, Hyseni e Maçastena

Arrestohen aktivistët e “Vetëvendosje”, Konjufca, Hyseni e Maçastena

23 shkurt
Që të tre, sipas lëvizjes “Vetëvendosje”, janë arrestuar pas një fletarresti të lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës. Fletarresti, sipas “Vetëvendosje”, është lëshuar të martën në mëngjes, por nuk dihen arsyet e lëshimit të tij.

Komanda Regjionale e Policisë në Prishtinë ka arrestuar ditën e martë, aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufcën, Zgjim Hysenin në Prishtinë, ndërsa aktivisti i tretë, Blerim Maçastena, u arrestua në Podujevë në kohën teksa ishte duke mbledhë nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Që të tre, sipas lëvizjes “Vetëvendosje”, janë arrestuar pas një fletarresti të lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës. Fletarresti, sipas “Vetëvendosje”, është lëshuar të martën në mëngjes, por nuk dihen arsyet e lëshimit të tij.

Konjufca dhe Hyseni janë arrestuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në kohën kur kishin shkuar për të përcjellë procesin gjyqësor kundër liderit të tyre, Albin Kurti. /Zëri/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *