Home / Sport / ATLANTA MUND JUTËN SI MYSAFIR PAS 17 VITEVE

ATLANTA MUND JUTËN SI MYSAFIR PAS 17 VITEVE

Në mbrëmjen e kaluar në NBA janë zhvilluar pesë takime të radhës. Juta Xhez pas një serie të shkëlqyeshme prej 17 fitoreve në 19 ndeshjet e fundit, ka pësuar humbje para tifozëve të vet ndaj Atlanta Hauks, me rezultat 105:100.

Mbrëmë në NBA në program ishin pesë takime. Juta Xhez pas një serie të shkëlqyeshme prej 17 fitoreve në 19 ndeshjet e fundit, ka pësuar humbje para tifozëve të vet ndaj Atlantas, me rezultatin 105:100. Juta u paraqit pa Deron Uilliamsin dhe këtë e shfrytëzuan mjaft mirë basketbollistët e Atlantës, të cilët të udhëhequr nga Xho Xhonson, i cili regjistroi 28 pikë, arritën t’i gëzohen fitores. Në fitoren e 35-të në këtë edicion të Atlantës me lojë të mirë u dalluan edhe Xhosh Smith, me 18 pikë dhe Xhamal Krauford, me 17 pikë. Uashingtoni është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Çikago Bullsin, me shifrat 101:95. Edhe në këtë takim Endrej Bletç ishte më efikasi, me 26 pikë e 11 kërcime, derisa tek Bullsat u dallua Derrik Ros, me 22 pikë. Në ndeshjet tjera fitore shënuan Miluoki përballë Nju Juorkut, Sharloti mundi LA Klipersin, ndërsa Indianë ishte më e suksesshme se Dallasi.

Rezultatet
Uashington – Çikago 101:95
Nju Jork – Miluoki 67:83
Juta – Atlanta 100:105
Dallas – Indiana 91:82
LA Klipers – Sharlot 98:94

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *