Home / Lajme / Rajon / Austria përkrah themelimin e Universitetit të Prizrenit

Austria përkrah themelimin e Universitetit të Prizrenit

22 shkurt
Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin austriak në Kosovë, Walter Maria Stojan, ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për ndërtimin e këtij universiteti dhe se është ndarë buxheti prej 3 milionë euro, si dhe lokacioni rreth 20 hektarë.

Më 1 tetor të këtij viti Kosova do të ketë edhe Universitetin e Prizrenit, i cili do t’u ofrojë studentëve mundësinë e studimeve edhe në 15 fusha të reja të studimeve, dhe gjithashtu sipas ministrit të MASHT- it, Enver Hoxhaj, viti i parë i studimeve në këtë universitet do të jetë pa pagesë.

Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin austriak në Kosovë, Walter Maria Stojan, ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për ndërtimin e këtij universiteti dhe se është ndarë buxheti prej 3 milionë euro, si dhe lokacioni rreth 20 hektarë.

Në kuadrin e përgatitjeve për ndërtimin e Universitetit të Prizrenit, Ministria e arsimit deklaroi partneritetin institucional me shtetin e Austrisë.

Ky partneritet nënkupton sigurimin e një pjese të stafit ligjërues, ndihmesë në licencimin e universiteti, si dhe mbështetje të tjera nga Austria, siç janë përgatitja e kurikuleve, miratimi i statutit të këtij universiteti, zgjedhja e profesorëve dhe të rektorit, si dhe dhënia e bursave për doktoraturë. /rtv21/rtk/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *