Home / Lajme / Maqedoni / Banka komerciale do t’i ulë kamatat e kredive

Banka komerciale do t’i ulë kamatat e kredive

19 shkurt

Për kreditë e personave juridikë, miratuar nga 1 maji i vitit të kaluar dhe për ato që do të aprovohen gjatë periudhës së ardhshme, kamata do të jetë më e ulët për 0,5 për qind. Nuk do të ketë ulje të kredive të aprovuara para asaj date, kumtoi Banka Komerciale.

Banka komerciale, nga muaji i ardhshëm do t’i ulë kamatat e kredive për personat juridikë dhe fizikë.

Për kreditë e personave juridikë, miratuar nga 1 maji i vitit të kaluar dhe për ato që do të aprovohen gjatë periudhës së ardhshme, kamata do të jetë më e ulët për 0,5 për qind. Nuk do të ketë ulje të kredive të aprovuara para asaj date, kumtoi Banka Komerciale.

Për qytetarët, ulje prej 0,5 përqindëve do të ketë tek kreditë banesore dhe ato të hipotekës në denarë dhe një për qind tek kreditë konsumatore të aprovuara pas 16 majit të vitit të kaluar. Kamata në saldon pozitive në llogaritë rrjedhëse pakësohet për 0,1 pikë për qind, ndërsa në investimet e afatizuara në denarë dhe kursim devizor në euro dhe dollarë, pakësohet prej 0,1 deri 0,4 pikë për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *