Home / Sport / Barcelona, skuadra me e shtrenjte e planetit

Barcelona, skuadra me e shtrenjte e planetit

Barcelona eshte skuadra me e mire ne qarkullim per momentin dhe kete pakkush e ve ne dyshim, por klubi katalanas vazhdon te thyeje rekorde edhe ne statistikat mediatike.

Sipas te dhenave, stoli i skuadres qe fitoi 6 trofe ne vitin 2009, eshte me i shtrenjti ne bote. Kete analize e ben faqja gjermane e internetit, transfermarkt.de. Por nese behet nje permbledhje e 21 lojtareve qe Guardiola stervit cdo dite, vlera e tyre shkon plot 514 milione euro.

Gjermanet nuk llogarisin klauzolat e shitjes por perpiqen te vleresojne sa eshte vlera reale e lojtareve ne merkato. Edhe pse keto jane kritere te diskutueshme, gjithcka perafrohet me realitetin. Lionel Messi eshte vleresuar 80 milione euro por kjo nuk eshte per t’u alarmuar sepse edhe vlera reale e Cristiano Ronaldo-s shkon 75 milione.

Nderkohe, kampionati me i shtrenjte eshte Premier League me 3.2 miliarde, i ndjekur nga La Liga me 2.6 miliarde, Serie A 2.4 miliarde, Bundesliga 1.6 dhe Ligue 1, 1.5 miliarde. Renditja e skuadrave me te shtrenjta ne bote, vijon si me poshte; Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Inter, Liverpool, Arsenal, Juventus, Milan e Bayern Munchen.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *