Home / Sport / Bayerni i fortë edhe për Dortmundin

Bayerni i fortë edhe për Dortmundin

Skuadra e Bayernit e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 22-të të elitës gjermane me rezultat 3:1 kundër Borusia Dortmundit.

Bayerni ka qenë më i mirë se rivali dhe me tri pikë të reja mbetet baras me pikë me liderin e tabelës, Leverkusenin, gjithsej 48 pikë. Futbollistët e Bayernit ishin më veprues dhe realizuan edhe rastet. Në minutën e pestë të pjesës së parë mysafirët udhëhoqën me rezultat 0:1 me golin e futbollistit Zidan. Bayerni rikthehet në lojë dhe me golin e Van Bommel që shënoi në minutën e 21-të barazoi rezultatin 1:1. Në pjesën e dytë, Robben kaloi Bayernin në epërsi 2:1 pikërisht në minutën e 50-të. Gomez në minutën e 65-të shënon për rezultatin përfundimtar 3:1. Bayerni zë vendin e dytë me 48 pikë, kurse Dortmundi renditet i pesti me 36 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *