Home / Lajme / Maqedoni / BDI doli para popullit

BDI doli para popullit

7 shkurt-
Kshtuqë nuk bëhet fjalë për aktivitet parazgjedhorë”, theksoi Ademi.Ndryshe gjashtëmbëdhjetë delegacione të funksionarëve shtetërorë të BDI-së në 16 komuna shqiptare në Maqedoni të shtunën kanë biseduar për problemet konkrete të qytetarëve, për gjendjen aktuale në shtet.

Ndërkohë gjatë një takimi me gazetarë të shtunën në Tetovë, në selinë e partisë, kryetari I Partisë më të madhe opozitare shqiptare Menduh Thaçi, duke komentuar takimet e BDI-së tha se është e kotë përpjekja e tyre për të qenë në teren.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Bashkimi Demokratik për Integrim, të shtunën I filloi takimet me qytetarët në 16 komunat në mbarë vendin.Me këtë rast sekretari gjeneral I BDI-së dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Abdilaqim Ademi, ka qëndruar për viitë në komunën e Tearcës, ku ka realiazuar takime me banorët e kësaj ane.

“Qëllimi I këtyre takimeve të cilët I realizojnë funskionarët e BDI-së në 16 komuna të vendit është që të takohemi me qytetarët, të bashkëbisedojmë me ata dhe që të lejojmë që ata të shprehin problemet e tyre personale, gupore apo personale, si pikëpamjet e tyre për punën tonë, pikëpamjet për zhvillimet politike dhe zhvillimet tjera në vend dhe njëkohësisht ne japim sqarimet tona por qëllimi I këtyre takimeve është që të krijojmë një interaksion mes funksionarëve dhe qytetarëve”, ka deklaruar sekretari I BDI-së Abdilaqim Ademi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari I komunës së Tearcës, isen Asani dhe funskionarë të tjetër.Qytetarët janë interesuar lidhur me problemt në arsimin shqip, mosfurnizimin me libra, sfera e shëndetësisë, implementimi I marrëveshjes së Ohërit, investimet në infrastrukturë dhe sfera më e ndjeshme dhe problematike në këtë rajon punësimet.

Ademi gjatë pyetjeve të gazetarëve edhe njeherë ka demantuar zërat se këto takime janë përgatitje për zgjedhje të parakohëshme.

“Është krijuar një bindje se kur BDI del në teren do ketë zgjedhje të parakohëshme, unë them që nuk ka zgjedhje të parakohëshme dhe ky është aktivitet I rregullt I BDI-së, sepse ne gjithnjë kur kemi qenë në pushtet kemi dalë para qytetarëve dhe kemi dhënë raport për atë çka është punuar dhe I kemi dëgjuar sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.

Kshtuqë nuk bëhet fjalë për aktivitet parazgjedhorë”, theksoi Ademi.Ndryshe gjashtëmbëdhjetë delegacione të funksionarëve shtetërorë të BDI-së në 16 komuna shqiptare në Maqedoni të shtunën kanë biseduar për problemet konkrete të qytetarëve, për gjendjen aktuale në shtet.

Ndërkohë gjatë një takimi me gazetarë të shtunën në Tetovë, në selinë e partisë, kryetari I Partisë më të madhe opozitare shqiptare Menduh Thaçi, duke komentuar takimet e BDI-së tha se është e kotë përpjekja e tyre për të qenë në teren.

” Mendoj së është një tentim I kotë për të emituar se në teren kanë mbështetje, kjo është e kotë krejtësisht.

Mendoj se ata janë në fenomenin e zallit të gjallë, sa më tepër që të lëvizin aq më tepër do të fundosen”, tha Thaçi.Përderisa BDI është shprehur haptazi se nuk është për zgjedhje të parakohëshme, PDSH-ja zgjedhjet I sheh si mënyrë më demokratike për të rërzuar këtë qeveri.

” Ne jemi të gatshëm dhe mendoj se është rruga më e mirë dhe më demokratrike për më e rërzuar këtë qeveri janë zgjedhjet e parakohëshme”, deklaroi lideri I PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *