Home / Lajme / Maqedoni / BDK: Projekti Shkupi 2014 provokon shqiptarët

BDK: Projekti Shkupi 2014 provokon shqiptarët

17 shkurt
Kjo parti vlerëson se Shkupi ka qenë edhe kryeqendër e Dardanisë , më von edhe kryeqendra e Vilajetit të Kosovës dhe në periudha të caktuara historike, ka pasur rolin e një arterie kryesore, duke lidhur të gjitha teritoret e banuara me shqiptarë në Ballkan.

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), përmes një komunikatë për shtyp sërish ka reguar ndaj projektit “Shkupi 2014”, i inicuar nga Komuna Qendër dhe Ministria e Arsimit.

“Politika maqedonase me antishqiptarizmin e theksuar, në veprimet e saja si shumher më parë, edhe kësaj rradhe me proektin Shkupi 2014, po i referohet fuqishëm, frymës së maqedonizimit të vendit”, thuhet në komunikatën e BDK-së.

BDK vlerëson se kësaj rradhe virusi i nacionalizmit sllavomaqedonas, dëshiron ta pushtoj edhe kryeqendrën e vendit, Shkupin.

“Sipas planit aktual urbanistik, Shkupi deri në vitin 2014, parashihet të ket një arkitekturë sllavo-ortodokse.Këto iniciativa të Qeverisë aktuale, që në vazhdimsi janë duke i provokuar shqiptarët, siç ishte rasti me enciklopedinë maqedonase, në shtatorin e vitit të kaluar dhe shum iniciativa tjera, në kohën e fundit, siç është rasti me Shkupin, përjashton xhdo kriter, që bazohet në ndërtimin e shtetit, në bazë të parimit multietnik dhe multikonfesional”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas këtij subjekti politik për të penguar proektin antishqiptar Shkupi 2014, shqiptarët e Maqedonisë duhet të ndërtojnë proektin e tyre Shkupi 2012.

“S’domend se proekti Shkupi 2014, paraqet ndër ofendimet më të rënda për shqiptarët e Maqedonisë, sepse në këtë rast politika qeveritare e Maqedonisë, me ç do kusht tenton ta përvetsojë edhe Shkupin si qendër historike, e të gjith shqiptarëve dhe në periudha të caktuara historike, për nga rëndësia dhe roli që ka luajtur, Shkupi për çështjen kombëtare shqiptare, rradhitet si një nga qendrat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, për bërjen e shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin e BDK-së.

Kjo parti vlerëson se Shkupi ka qenë edhe kryeqendër e Dardanisë , më von edhe kryeqendra e Vilajetit të Kosovës dhe në periudha të caktuara historike, ka pasur rolin e një arterie kryesore, duke lidhur të gjitha teritoret e banuara me shqiptarë në Ballkan.

“Prandaj struktura e sotme udhëheqëse e BDK-së, që në vitin 2005 në të gjitha prezentimet publike, ka deklaruar haptas se krahas çështjes kombëtare shqiptare, si shtyllë të parë të përcaktimit programorë, BDK ka vendosur si shtyllë të dytë pikërisht çështjen e Shkupit”, thonë nga BDK

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *