Home / Lajme / Rajon / BE: Presim përgjigje pozitive nga tryeza Berisha-Rama

BE: Presim përgjigje pozitive nga tryeza Berisha-Rama

11 shkurt
“Në këtë kontekst, ngerci politik duhet të tejkalohet nga udhëheqësit politikë shqiptarë, duke marrë parasysh të gjitha pasojat që bllokimi i mëtejshem do të ketë për interesat e përgjithshme kombëtare. ” – theksohet në deklaratë.

Presidenca e BE në një deklaratë publikuar pak minuta më parë mirëpret nismën e presidentit të vendit, Bamir Topi për mbajtjen e tryezës mes Berishës dhe Ramës. Në këtë deklaratë të presidencës europiane po ashtu shkruhet se mirëpritet një përgjigje pozitive nga të dy liderat për të marrë në konsideratë në mënyrë të përbashkët rrugën për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

Parlamenti Europian rikonfimon prespektivën europiane për Shqipërinë dhe inkurajon veprimet që do të sigurojnë që Shqipëria mund të marrë hapa të mëtejshëm në këtë proces.

“Në këtë kontekst, ngerci politik duhet të tejkalohet nga udhëheqësit politikë shqiptarë, duke marrë parasysh të gjitha pasojat që bllokimi i mëtejshem do të ketë për interesat e përgjithshme kombëtare. ” – theksohet në deklaratë.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme Presidenti Topi ka vijuar takimet me faktorin ndërkombëtar. Ky takim vjen pasi Topi takoi në fillim të javës ambasadorin e BE-së, Lohan , atë të SHBA-ve Withers, ambasadorin e Spanjës dhe atë gjerman.
(m.a/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *