Home / Lajme / Maqedoni / Belgjika decide :Gjasat që të fitohet azil virtualisht janë zero

Belgjika decide :Gjasat që të fitohet azil virtualisht janë zero

26 shkurt
Nuk ka azil ekonomik dhe politik për qytetarët e Maqedoninë. Ishte decid sot ambasadori i Belgjikës Mark Mishelse, i cili qëndroi në Shkup për të përcjellë porosinë e Brukselit se vendi i tij nuk do të japë azil për qytetarët e Maqedonisë. Pas takimit që kishte me numrin dy të qeverisë Abdylaqim Ademi, Mishelse tha se vetëm deri më 23 shkurt, azil në vendin e tij kanë kërkuar 439 persona.

Belgjika nuk do të pranojë asnjë kërkesë nga azilkërkuesit shqiptarë të rajonit të Kumanovës dhe Likovës. Nuk ka azil ekonomik dhe politik për qytetarët e Maqedoninë. Ishte decid sot ambasadori i Belgjikës Mark Mishelse, i cili qëndroi në Shkup për të përcjellë porosinë e Brukselit se vendi i tij nuk do të japë azil për qytetarët e Maqedonisë. Pas takimit që kishte me numrin dy të qeverisë Abdylaqim Ademi, Mishelse tha se vetëm deri më 23 shkurt, azil në vendin e tij kanë kërkuar 439 persona.

“Gjasat që të fitohet azil virtualisht janë zero.

Pse është kjo. Fillimisht se nuk ka azil ekonomik, pastaj aplikohen kriteret e konventës së Gjenevës dhe aty qartë është theksuar se për të fituar azil duhet të vërtetohet frika e përndjekjes. Këtë fenomen të përndjekjes mund të ndeshim në vendet siç janë Afganistani apo Somalia, por ne nuk duhet të harrojmë se Maqedonia ishte e gatshme të inkuadrohet në NATO para dy viteve, ndërsa Komisioni Evropian vitin e kaluar dha mendim pozitiv që të jepet datë për bisedimet për anëtarësim. Në këtë rast ata që kërkojnë azil politik nuk kanë gjasa”, deklaroi Mark Mishelse – ambasador i Belgjikës në Bullgari, që mbulon edhe territorin e Republikës së Maqedonisë.

Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti komentoi sot dukurinë e shpërnguljes së shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve të mos manipulohen, pasi në vendet e BE-së do të përfundojnë nëpër llogore.

“Në radhë të parë unë e kam provuar vet çështjen e braktisjes së vendlindjes dhe kjo nuk është çështje e lehtë dhe dua të bëj apel te të gjithë ata familjar që e kanë braktisur vendlindjen e tyre që të mos manipulohen nga matrapaz, profiterë të ndryshëm. Mendoj që të gjithë njerëzve tu premtoj parajsa në Belgjik apo ndonjë vend tjetër të Evropës por le ta din të gjithë ata që kanë rënë pre e kësaj propagande andej vendin e kanë nëpër llogore ku jetojnë në bashkësi me shumë popuj të tjerë. Qindra persona rrinë nëpër llogore, me banjo të përbashkëta me dhoma të përbashkëta kështu që azil në vendet e Evropës nuk ka sepse Maqedonia është vend i Evropës”, u shpreh Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi tha se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme që tu dalë në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që ndodhen në Belgjikë dhe që kanë vendosur vullnetarisht të kthehen në vendlindjet e tyre.

Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *