Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti në Mëngjesin lutës në Uashington

Bexheti në Mëngjesin lutës në Uashington

Tetovë, 2 shkurt
Nga dita e martë Bexheti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në SHBA, ku do të merr pjesë në takimin “Lutjet e mëngjesit”. Në këtë ceremoni që do të mbahet më 4 shkurt në uashington do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kumtoi Komuna e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti me ftesë të Kongresit amerikan do të merr pjesë në Mëngjesin tradicional të lutjes në Uashington.

“Nga dita e martë Bexheti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në SHBA, ku do të merr pjesë në takimin “Lutjet e mëngjesit”.

Në këtë ceremoni që do të mbahet më 4 shkurt në uashington do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kumtoi Komuna e Tetovës.

Në Mëngjesin e punës do të marrin pjesë edhe kongresmenë amerikanë, persona zyrtarë qeveritarë nga mbarë bota, përfaqësues diplomatikë, liderë nga gjithë Amerikan dhe miq nga 160 vende, informojnë nga vetëqeverisja lokale.

Mëngjesi i punsë mbahet pdo vit në Uashington në të enjten e parë të shkurtit dhe takimi tradicional për promovim të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *