Home / Lajme / Maqedoni / BFI kërkon që standardet e kishës ‘Konstandini dhe Helena’ të vlejnë edhe për Xhaminë Burmali

BFI kërkon që standardet e kishës ‘Konstandini dhe Helena’ të vlejnë edhe për Xhaminë Burmali

15 shkurt
“Tani për tani kërkojmë që standardi i njëjtë, i cili u zbatua për KOM-in të zbatohet edhe për BFI-në, pasi që bëhet fjalë për objekt fetar islam i cili ka qenë aktiv 500 vite”, theksoi kryetari i Bashkësisë fetare Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të programit “Vakëfi studentor”.

Urim Hasipi
Bashkësia fetare islame (BFI) kërkon që standardet e njëjta të cilat vlejnë për Kishën ortodokse maqedonase për dhënien e lokacionit “Konstandini dhe Helena” të zbatohen edhe për Xhaminë Burmali.

“Tani për tani kërkojmë që standardi i njëjtë, i cili u zbatua për KOM-in të zbatohet edhe për BFI-në, pasi që bëhet fjalë për objekt fetar islam i cili ka qenë aktiv 500 vite”, theksoi kryetari i Bashkësisë fetare Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të programit “Vakëfi studentor”.

Rexhepi tha se kërkojnë t’u ndahet lokacion për ndërtimin e Xhamisë Burmali. BFI do të kërkojë nga kryeministri Nikolla Gruevski të konvokojë takim të liderëve në të cilin do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të bashkësive fetare.

BFI sot e prezantoi programin “Vakëfi studentor”. Me këtë program nga viti 1991 deri në vitin 2010 bursa nga BFI kanë marrë 104 studentë, ndërsa për momentin bursa pranojnë 41 studentë nga të cilët 20 femra. Shuma e përgjithshme që është dhënë deri tani për shkollim është 370 mijë dollarë amerikanë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *