Home / Sport / Boston pëson nga ekipi më i dobët në ligë

Boston pëson nga ekipi më i dobët në ligë

Boston Seltik kanë pësuar humbje shokuese në “TD Garden” nga skuadra më e dobët këtë edicion në ligë – Nju Xhersi Nets me rezultat 94:106.

Për mysafirët ishte kjo vetëm fitorja e gjashtë e sezonit në 58 takimet e deritashme.

Në fund të periudhës së parë, Netsat kaluan në epërsi të parë dhe nuk e lëshuan atë deri në fund të takimit.

Bruk Lopez ishte më efikasi me 25 pikë, Devin Harris realizoi 23, dhe Kartni Li 21 pikë. Në radhët e “Keltëve” më i dalluari ishte Kevin Garnet me 26 pikë dhe nëntë kërcime, derisa Markuis Daniels realizoi 16 pikë.

Majami ka regjistruar humbjen e tretë radhazi, ndërsa një nga arsyet e këtyre humbjeve është mungesa e në katër ndeshjet e fundit të basketbollistit të tyre më të mirë, Duen Uejd.

Kësaj radhe skuadra nga Florida u mposht para shikuesve të vetë nga Miluoki Baks 71:94.

Juta pas disfatës befasuese nga Sakramento është këndellur me fitore bindëse ndaj Hjuston Rokets me rezultat 133:110. “Xhezerët” i udhëhoqi Deron Uilliams me 35 pikë dhe 13 asistime, derisa në radhët e ekipit nga Teksasi, Kevin Martin shënoi 32 pikë.

Rezultatet

Boston – New Jersey 96:104

Miami- Milwaukee 71:94

Indiana – Chicago 100:90

NY Knicks – Memphis 109:120

Minnesota – Portland 91:110

Utah – Houston 133:110

Golden State – Detroit 95:88

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *