Home / Sport / Brajant shënuesi më i mirë në histori të Lejkersave

Brajant shënuesi më i mirë në histori të Lejkersave

Me 44 pikë të shënuara në humbjen kundër Memfis Grizlies, Kobi Brajant tashmë është bërë shënuesi më i mirë në historinë e skuadrës Los Anxhelos Lejkers.

Ai hoqi nga froni legjendarin Xheri Uest, i cili me paraqitjet e tij në periudhën kohore 1960 – 1974 arriti të mbajë epitetin e shënuesit më të mirë në histori të klubit. Megjithatë, festën e Brajantit e prishi Rudi Gej, i cili me 25 pikë të shënuara udhëhoqi skuadrën e Memfisit deri te fitorja, me rezultat 95:93. Ylli i Lejkersave në paraqitjen e tij të 933 në NBA arriti deri te kuota e 25.208 pikëve të shënuara, kështu që Xheri Uest, i cili në 996 paraqitje shënoi 25.192 pikë u zhvendos në pozitën e dytë.

Rezultatet
Uashington – Boston 88:99
Majami – Miluoki 81:97
Memfis – LA Lejkers 95:93
Nju Orlins – Feniks 100:109
Denver – Sakramento 112:109
Juta – Dallas 104:92
Portland – Sharlot 98:79

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *