Home / Sport / “Bravo Mesi, por jam me Realin”

“Bravo Mesi, por jam me Realin”

Ish-mesfushori i Realit, Zinedin Zidan, ka përgëzuar lojtarin më të mirë në botë për vitin e kaluar, Leo Mesi.

Zidan e ka “pagëzuar” talentin argjentinas të Barcelonës me titullin e lojtarit më të mirë aktualisht, duke shtuar se ai është idhulli i tifozëve në Ligën e kampionëve. “Mendoj se çdo njeri do të thotë të njëjtat fjalë për të”, theksoi ish-kapiteni i kombëtares franceze në një intervistë për “uefa.com”.

Më tej “Zizu” shtoi: “Duhet vetëm ta shikoni dhe të kënaqeni me lojën e tij te Barcelona. Gjithmonë përmirësohet, kurrë nuk e kthen topin prapa dhe ka vetëm një ide: të shkojë drejt golit. Pra, kënaquni me lojën e tij”!

Por megjithëse mezi pret ta shohë në fushë 22-vjeçarin, nënkampioni i botës me Francën në vitin 2008 dëshiron që të shohë Realin e Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në maj. “Nuk do të vija bast, por dëshiroj që Reali të jetë në finale. Shpresoj t’ia dalin, sepse finalja luhet në stadiumin e tyre”, përfundoi Zidan.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *