Home / Sport / Bridge refuzon Terry-n

Bridge refuzon Terry-n

Humbja 2-4 e Chelsea ne fushen e tij perballe Manchester City, eshte paraprire nga refuzimi i lojtarit te City, Wayne Bridge per t’i dhene doren kapitenit te chelsea, John Terry.

Ne perballjen e pare mes te dyve, qe prej publikimit te skandalit seksual mes John Terry-t dhe ish te dashures se Bridge ne kohen kur te dy ishin shoke skuadre tek Chelsea, lojtari i Manchester City pasi i dha doren treshes se arbitrave, kaloi prane mbrojtesit te Chelsea, duke i dhene nje shikim te ftohte dhe duke refuzuar te shtrengonte doren e zgjatur te ish-shokut te ngushte.

Pak dite me pare, Bridge lajmeroi qe nuk do te jete pjese e kombetares angleze ne Boterorin e Afrikes se Jugut, per te evituar perballjen me Terry-n qe mund te prishte atmosferen ne skuadren e drejtuar nga Fabio Capello.

Gjithashtu lexo

Trajneri serb i Partizanit me fjalë të mëdha për shqiptarët

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Xhukic, ka deklaruar se skuadra e tij është mirëpritur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *