Home / Sport / Bridge refuzon Terry-n

Bridge refuzon Terry-n

Humbja 2-4 e Chelsea ne fushen e tij perballe Manchester City, eshte paraprire nga refuzimi i lojtarit te City, Wayne Bridge per t’i dhene doren kapitenit te chelsea, John Terry.

Ne perballjen e pare mes te dyve, qe prej publikimit te skandalit seksual mes John Terry-t dhe ish te dashures se Bridge ne kohen kur te dy ishin shoke skuadre tek Chelsea, lojtari i Manchester City pasi i dha doren treshes se arbitrave, kaloi prane mbrojtesit te Chelsea, duke i dhene nje shikim te ftohte dhe duke refuzuar te shtrengonte doren e zgjatur te ish-shokut te ngushte.

Pak dite me pare, Bridge lajmeroi qe nuk do te jete pjese e kombetares angleze ne Boterorin e Afrikes se Jugut, per te evituar perballjen me Terry-n qe mund te prishte atmosferen ne skuadren e drejtuar nga Fabio Capello.

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *