Home / Lajme / Maqedoni / Buçi fton shqiptarët t`i rrëfejnë problemin e shtetësisë

Buçi fton shqiptarët t`i rrëfejnë problemin e shtetësisë

17 shkurt
“Jam i gatshëm në çdo kohë t`i ndihmojë gjithë atyre personave që kanë problemin e mosmarrjes së nënshtetësisë. Ata nëpërmjet një shkrese duhet urgjentisht të më njoftojnë për problemin dhe procedurat e tyre që kanë ngelur, dhe menjëherë do të punojmë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pra, shprehi gatishmëri për të komunikuar drejtpërdrejt me ta, dhe të shohim se çfarë halli kanë apo mungesë dokumenti”, ka theksuar , zëvendësministri i MPB-së, Xhevat Buçi.

“Jam i gatshëm në çdo kohë t`i ndihmojë gjithë atyre personave që kanë problemin e mosmarrjes së nënshtetësisë. Ata nëpërmjet një shkrese duhet urgjentisht të më njoftojnë për problemin, por shprehi gatishmëri për të komunikuar edhe drejtpërdrejt me ta”, ka deklaruar zëvendësministri i MPB-së, Xhevat Buçi

Problemi i vazhdueshëm i shtetësisë që po tangon mijëra shqiptarë në Maqedoni, pas shumë shkrimeve të publikuara nga agjencia e lajmeve INA, më në fund ka trokitur edhe në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Pikërisht çështja e adresuar tek zëvendësministri i MPB-së, Xhevat Buçi, ka bërë që ai të deklarohet publikisht i gatshëm për të trajtuar çdo rast të mosdhënies së shtetësisë dhe për këtë ai ka ftuar qytetarët që shkresat dhe problemet e tyre t`i adresojnë në kabinetin e tij.

“Jam i gatshëm në çdo kohë t`i ndihmojë gjithë atyre personave që kanë problemin e mosmarrjes së nënshtetësisë. Ata nëpërmjet një shkrese duhet urgjentisht të më njoftojnë për problemin dhe procedurat e tyre që kanë ngelur, dhe menjëherë do të punojmë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pra, shprehi gatishmëri për të komunikuar drejtpërdrejt me ta, dhe të shohim se çfarë halli kanë apo mungesë dokumenti”, ka theksuar , zëvendësministri i MPB-së, Xhevat Buçi.

Koklavitja e procedurave, moskthimi i përgjigjeve dhe refuzimi i vazhdueshëm ka bërë që shumë lëndë të ngelen pa zgjidhje dhe qytetarët pas kësaj të heqin dorë nga shtetësia e Maqedonisë. Por shumica prej tyre që janë peng i procedurave dhe që vazhdimisht u kërkohen dokumente shtesë i drejtohen zyrës së Avokatit të Popullit që është një urë lidhëse midis palëve dhe institucioneve.

Drita Selmani nga zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë thekson se shumë raste paraqiten në adresë të tyre për të zgjidhur këto probleme. “Ka raste të ndryshme, duke u nisur nga palët të cilët nuk kanë marrë përgjigje me kohë nga ana e MPB-së për dosjet e tyre të shtetësisë, palët që refuzohen si dhe rastet e ndryshme, duke pasuar tek ato më të thjeshta, ku qytetarët refuzohen vetëm e vetëm pse nuk e dinë gjuhën maqedonase”, ka theksuar këshilltarja e Avokatit të Popullit, Drita Selmani.

Zyra e Avokatit të Popullit thekson se janë dhjetëra kërkesa që i janë adresuar institucionit të tyre për të kërkuar ndërmjetësim dhe ndihmë në zgjidhjen e problemit të shtetësisë. MPB në bashkëpunim me UNDP nga fillimi i këtij viti ka filluar realizimin e një projekti të ri për çështjen e zgjidhjes së shtetësive të qytetarëve brenda Maqedonisë, mirëpo ky projekt siç bëhet e ditur kryesisht trajton problemin tek komuniteti rom.

Në Maqedoni nuk ka shifra të sakta zyrtare se sa shqiptarë akoma nuk kanë shtetësinë e këtij vendi, edhe përkundër dëshmive, lindjes së tyre dhe periudhës disavjeçare të vendbanimit. Me probleme të kësaj natyre po ballafaqohen çiftet shqiptare, ku në të shumtën e rasteve burri apo gruaja është nga Shqipëria apo Kosova dhe kanë të përmbushur kushtin trevjeçar të kurorëzimit për marrjen e shtetësisë. Jozyrtarisht, rreth 50 mijë shqiptarë që jetojnë brenda dhe pjesa e konsiderueshme jashtë vendit përballen me problemet e mospasjes së shtetësisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *