Home / Lajme / Botë / Bukuroshja e fjetur

Bukuroshja e fjetur

13 shkurt
Mjekët e kanë diagnostifikuar atë me sëmundjen e rrallë “Kleine-Levin” ose sëmundjen e “bukuroshes së fjetur”. Ky çrregullim manifestohet me gjumë të thellë i cili mund të zgjasë me javë. Simptomat e para janë paraqitur në vitin 2008 kur ajo ishte me grip.

Anëtarët e familjes dhe miqtë e njohin Louisa Ballin nga Worthingu si “bukuroshja e fjetur”, por jeta e saj nuk është si në përrallë. Kjo tinejxhere vuan nga një çrregullim i rrallë shëndetësor, dhe si pasojë ajo flenë deri në dy javë rresht. Ajo mungoi edhe në provimet e shkollës, orët e vallëzimit, bile humbi edhe pushimin me familjen.

Mjekët e kanë diagnostifikuar atë me sëmundjen e rrallë “Kleine-Levin” ose sëmundjen e “bukuroshes së fjetur”. Ky çrregullim manifestohet me gjumë të thellë i cili mund të zgjasë me javë. Simptomat e para janë paraqitur në vitin 2008 kur ajo ishte me grip.

I vetmi sqarim i mundshëm i mjekëve ishte se ajo ka çrregullim hormonal. shpejtë ajo filloi të flejë edhe nga dhjetë ditë e më shumë pa ndërprerë. Prindërit arrijnë ta zgjojnë disi sa për të ngrënë, pastaj ajo përsëri ia krisë gjumit.

Kur është e zgjuar Louisa është si çdo tinejxhere tjetër. I pëlqen shkolla, orët e vallëzimit dhe mezi pret të shkoj në kolegj. Mësuesit shpresojnë se nuk do ta zë gjumi gjatë kohës së provimeve në mënyrë që ëndrrat e kësaj “bukuroshe të fjetur” të bëhen realitet. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *