Home / Sport / Burri dhe gruaja fitues në garën e patinazhit

Burri dhe gruaja fitues në garën e patinazhit

Kinezët e thyen dominimin e rusëve në patinazh në Lojërat Olimpike Vancouver 2010.

Karakteristikë ka qenë se këtë e bënë garuesit burrë dhe gruaja: Zhao Hongbo dhe Shen Xue. Kombëtarja e Kinës është përbërë nga ky çift që dëshmuan paraqitje të shkëlqyeshme në patinazh. Njëherësh ky çift është u kthyen nga pensionimi në kërkim të një medalje olimpike, të cilën edhe e arritën, duke dalë fitues në garën e patinazhit në çifte në lojërat olimpike dimërore Vancouver 2010. Çifti, ish-kampionë të trefishtë botëror, tregoi përvojën e punës së përbashkët 18-vjeçare, duke fituar 216.57 pikë për t’i dhënë Kinës titullin e parë në olimpiadë në këtë disiplinë dhe për t’i dhënë fund dominimit rus. Përveç ngadhënjimit të këtyre dy garuesve, edhe çifti tjetër kinez dëshmoi cilësi të lartë, Pang Qing dhe Tong Jian, duke fituar 3.26 pikë, që i solli medaljen e argjendtë. Çifti gjerman Aliona Savchenko dhe Robin Szolkowy dëshmuan paraqitje të mirë dhe fituan medalje të bronztë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *