Home / Sport / Buzëqesh Milani, Giggs mungon në “San Siro”

Buzëqesh Milani, Giggs mungon në “San Siro”

Mançester Junajtid ka njoftuar në faqen e internetit se mesfushori veteran, Rajan Gigs, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferguson të martën në mbrëmje në “San Siro”.

36-vjeçari uellsian pësoi një frakturë të rëndë në krah gjatë ndeshjes me Aston Vilën në mesjavë. Në minutën e 74-t ai u transportua menjëherë në spital. Me shumë mundësi Gigs do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të “Old Traford”, por kjo pritet të konfirmohet pas analizave të detajuara.

Koha e nevojshme për riaftësimin e plotë mund të jetë rreth katër javë, megjithatë mjekët e klubit do të bëjnë të pamundurën ta sjellin në formë për ndeshjen e kthimit. Dëmtimi i Rajan Gigs është një lajm i keq për Aleks Fergusonin, i cili nuk ka shumë alternativa në mesfushë. Nani është i pezulluar, kurse Ouen Hergrivs nuk është në formë optimale. Fergusoni mund të ngushëllohet me rikthimin e Nemanja Vidiç në mbrojtje.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *